Mashtroi një qytetare duke i shitur çanta si të markave origjinale, të kontrabanduara kundrejt çmimit 36 000 euro arrestohet 30-vjeçarja me inicialet E.M. në Tiranë.
Sipas policisë, 30-vjeçarja dyshohet se i ka shitur një qytetareje 9 çanta si të markave, kundrejt çmimit 36 000 euro me pretendimin se ishin origjinale.
Nga veprimet hetimore ka rezultuar se E. M. kontrabandonte çanta si të markave, në Shqipëri, dhe më pas i shiste ato online, me çmime të konsiderueshme.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.