Pas 3 ditësh kërkime është gjetur trupi i pajetë i turistit holandez, Jules Schurmmans, i cili dy ditë më parë u zhduk teksa po eksploronte kanionet e Osumit.
Schurmmans dhe bashkëshortja e tij, Helma Schurmman 64 vjeçe ishin futur dy ditë më parë në kanionet e Osumit për të notuar.
Gruaja e tij u shpëtua nga rrjedha, ndërsa tani është në gjendje të mirë shëndetësore. Ajo tha se bashkëshortin e saj e kishte marrë rrjedha e lumit dhe se nuk kishte mundur që ta shpëtonte.
Menjëherë shërbimet zjarrfikëse shkuan në vendin e ngjarjes së bashku me plumbarët e Repartit Special “Renea” të cilët punuan pa u ndalur për gjetjen e holandezit.