-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

52 shkolla kthehen në qendra të numërimit të votave, ja si do zhvillohet mësimi

Kryesoret

Shkollat në të gjithë qytet e Shqipërisë këtë të dielë do të kthehen në qendra votimi. Në lidhje me këtë ka reaguar edhe Ministria e Arsimit dhe Sportit ku për mes një njoftimi zyrtar ka njoftuar se procesi i zgjedhjeve nuk do të pengojë në zhvillimin e mësimit në ditët në vijim pas votimit.

Në DRAP Korçë nga 7 shkolla të cilat do të kthehen në vend numërimi 4 prej tyre nuk cenohet procesi mësimor ndërsa në 3 të tjerat do të zhvillohet pasdite në shkolla të tjera afër tyre ose do t’i zëvendësojnë.

Në DRAP Durrës janë 23 shkolla VNV (Vend i Numërimit të Votave), ku në 3 shkolla nuk cenohet procesi mësimor, ndërkohë që 20 të tjerat do ta zhvillojnë pasdite mësimin.

Gjithsej në të gjithë Shqipërinë 52 shkolla do të përdoren për vend numërimi nga të cilat 24 shkolla nuk do ta cenojnë procesin mësimor dhe 28 shkolla të tjera do ta vazhdojnë mësimin pasdite në shkollat pranë tyre ose do t’i zëvendësojnë.



/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit