Tensione në Kukës një ditë përpara zgjedhjeve lokale të 14 Majit.
Në media është denoncuar se dy banorë, Bedri dhe Nebi Sinamati të fshatit Bushat kanë denoncuar Lavdrim Gjicin, vëllain e kandidatit të Partisë Socialiste për Bashkinë Kukës Safet Gjici, për presion për votat dhe dhunë deri në nxjerrjen e armës së zjarrit nga shoqëruesi i tij, sipas raportimeve në media.
Pas denoncimit ndërhyri policia duke shoqëruar të gjithë personat që ishin në makinë, mes tyre vëllanë e kryetarit të bashkisë, që më pas janë lënë të lirë.









