-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Më kërcënoi vëllai i Gjicit”! Policia e Kukësit reagon pas denoncimit: Ishte një keqkuptim

Kryesoret

Policia e Kukësit në një njoftim për mediat ka sqaruar versionin e saj për tensionet mbrëmë në fshatin Bushat të Kukësit, ku dy persona akuzuan se i kërcënoi me armë për votat vëllai i kryetarit të bashkisë, Safet Gjici, që kandidon në 14 Maj për një tjetër mandat. Policia thotë se palët janë shoqëruar, janë marrë dëshmitë dhe janë lënë të lirë pasi gjithçka sipas tyre “ka qenë një keqkuptim”.

“Më datë 11.05.2023, rreth orës 23:50, shtetasi Bedri Sinemati banues në fshatin Bushat, ka njoftuar Policinë se kishte një konflikt me disa shtetas, në fshatin Bushat. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në adresën e dhënë nga Sinemati dhe nga verifikimet paraprake ka rezultuar se ky shtetas ishte përshirë në një konflikt për motive të dobëta, në rrugë, me 3 shtetas të tjerë.

Në vijim të veprimeve, shërbimet e Policisë kanë shoqëruar në Komisariat, shtetasit e përfshirë në konflikt: Bedri dhe Nebi Sinamati të dy banues në fshatin Bushat, Qerim Halili dhe Lavdrim Gjici të dy banues në Kukës.

Gjithashtu, është shoqëruar në Komisariat, automjeti tip “Mercedes Benz”, me të cilin  qarkullonin shtetasit Qerim Halili dhe Lavdrim Gjici. Gjatë kontrollit të ushtruar në këtë automjet nuk është gjetur asnjë send i kundërligjshëm.

Gjatë kryerjes së veprimeve procedurale, palët e përfshira në konflikt nuk kanë ngritur pretendime që gjatë konfliktit të jenë kanosur me armë, për asnjë motiv, por kanë deklaruar se konflikti ka ardhur si pasojë e një keqkuptimi. Në përfundim të veprimeve procedurale, të katërt shtetasit e shoqëruar u lanë të lirë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit