Një 33-vjeçar është arrestuar në Tiranë pasi sipas policisë i vodhi të atit kasafortën me një shumë të konsiderueshme parash dhe aksesorë të ndryshëm floriri.
I arrestuari është Ervin Skana 33 vjeç. I ati kishte bërë denoncimin për vjedhjen e kasafortës e cila kishte brenda 27 200 euro, 11 000 paund, 910 000 lekë dhe aksesorë të ndryshëm floriri.
Nga hetimet, policia krijoi dyshime të forta se autori ishte djali të cilin e arrestoi. Kasaforta u gjet, por jo të gjitha lekët.
U sekuestrua vetëm një pjesë e parave të vjedhura, 10 530 paund dhe 27 030 euro, pjesa tjetër dhe aksesorët jo.