Ditët e fundit në rrjet po aludohet se çifti Luiz dhe Kiara po kalojnë një krizë në marrëdhënien e tyre, kjo për faktin se moderatorja nuk është parë në koncertin e Luizit.
Këngëtari më i kërkuar i momentit, njëherazi edhe fenomeni i Big Brother VIP Albania 2, Luiz Ejlli ka qenë i ftuari special mbrëmë në Kosovë, në qytetin e Gjakovës.
Në pamjet që janë publikuar në rrjetet sociale nga qytetarët që shkuan ta ndiqnin live performancën e tij, u pa se atmosfera ishte e zjarrtë pasi Luizi kishte kënduar edhe disa nga këngët më të famshme shqiptare.
Mirëpo me rastin e këtij koncerti në Gjakovë, fansat kanë vënë re që këngëtari nuk është shoqëruar nga partnerja e tij dhe menjëherë janë hedhur dyshimet për mundësinë e krisjes së marrëdhënies së tyre.Por këto thashetheme janë hedhur poshtë nga një gjest i bukur që këngëtari ka bërë për Kiarën, meqë nuk e kishte pranë.
Ndërsa në Instagramin e tij, Luizi ka postuar një pjesë të performancës së tij, teksa ia dedikon partneres duke shkruar “Kiara ime” shoqëruar me një zemër.
View this post on Instagram