Ditën e sotme u zhvillua procesi i votimit në të gjithë vendin në lidhje për përcaktimin e kryetarëve të rinj të Bashkive të cilët do të marrin drejtimin e qyteteve që do to fitojnë.
Edhe pse është raportuar ditën e sotme për pjesëmarrje shumë të ulët për të votuar ka pasur edhe nga ata të cilët kanë sakrifikuar për të shprehur vullnetin e tyre për kandidatin e ardhshëm të bashkisë.
Një nga këta persona i cili është ngritur nga krevati i është dashur disa minuta të shkojë në qendrën e votimit është edhe 60-vjeçari Andrea Kapllani nga Kuçova.
Edhe pse prej muajsh vuan nga një dëmtim i këmbës dhe lëviz vetëm me paterica ai nuk ka nguruar të votojë së bashku me bashkëshorten e saj.