Kandidati i “Bashkë Fitojmë” për Elbasanin, Luçiano Boçi i është kundërpërgjigjur akuzave të PS-së në qendrat e votimit në Elbasan.
Në një deklaratë për mediat Boçi tha se Partia Socialiste u shpreh se ka manipuluar administratën.
“Në të tillë trend është dhe kjo akuzë. Ne jemi thirrur nga komisionerët tanë dhe një pjesë e detyrës sonë është të vrojtojmë procesin zgjedhor.
Pra kjo është shpifje sepse ne nuk kemi manipuluar ashtu si PS ka manipuluar me dhunë administratën.”- tha Boçi.