Partnerja e Christiano Ronaldos, Georgina Rodriguez, ka zbuluar së fundmi talentin e saj të fshehur për “twerk”.
Prej disa ditësh ajo ka postuar vazhdimisht në llogarinë e saj personale në Instagram momente gjatë mësimit të lëvizjeve nga profesionistë të kësaj fushe kërcimi.
Modelja e famshme dhe nënë e tre fëmijëve, bëri të ditur se kishte filluar mësimet e “twerking” në videon e postuar duhet thënë se duket në super formë.
E veshur sportive, ajo ka pushtuar Instagramin me kërcimin e saj deri diku provokues.
https://twitter.com/i/status/1658183920821624853