Zgjedhjet lokale dhe të enjten nis Kuvendi i Shqipërisë. Këtë të enjte me datë 18 maj do të mbahet seanca e radhës. Në rendin e ditës janë përcaktuar disa projektligje. Pritet që të ketë diskutime edhe për çështje jashtë rendit të ditës.
Projektligjet që do të diskutohen të enjten janë: Për ratifikimin e marrëveshjes së huas, ndërmjet Republikës së Shqipërisë (Huamarrësi), përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, dhe KFw Frankfurt am Main (KFW) e Fondit Shqiptar të Zhvillimit (FSHZH), (“Agjencia e zbatimit të projektit”), për projektin “Zhvillimi i integruar rajonal”” dhe projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Malit të Zi, për ndërtimin e urës ndërkufitare mbi lumin Buna/Bojana.









