Kavaja prodhoi jo vetëm garë të fortë deri në kutitë e fundit, por edhe emocione të forta dhe shembull.
Fisnik Qosja fitoi përballë socialistit Redjan Krali që tentonte mandatin e dytë. Gjithçka u mbyll me shtrëngim duarsh, përqafime dhe urime për rivalin. “5Pyetjet.al” ju sjell një tjetër video.
Krali takoi kundërshtarët që kishte përballë, uroi pasardhësin dhe u nis për në shtëpi mes duartrokitjeve të të gjitha palëve. Por bashkëpunëtorët po e prisnin. Të zhgënjyer.
Në lot. E kapluar nga emocionet e forta, njëra prej tyre nuk i kursen mallkimet për rivalët. Krali i përqafoi të gjithë duke e mbyllur me fjalët “jeta vazhdon…”.