Zgjedhjet lokale nuk prodhuan vetëm sharje, ofendime, kërcënime, rrahje dhe akuza, por edhe një shembull që vjen nga Kavaja. Redjan Krali humbi. Socialisti që tentoi një mandat të dytë dështoi. Fisnik Qosja i koalicionit të Sali Berishës fitoi.
Krali pranoi rezultatin. Uroi rivalin Qosja. Shtrëngoi duart dhe u nda me një përqafim edhe me deputetin demokrat Ervin Salianji. “Jeta vazhdon. Nuk ka asnjë problem.
Ky është vendimi i bashkëqytetarëve” tha ai. Jashtë godinës së KZAZ-së e prisnin mbështetësit e tij me lot. “Haram buka. I ke mbajt me bukë. Ulu tako njerëzit e tua, por një pjesë të kanë prerë në besë. Redi, Redi” ishin thirrjet e tyre.