-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Bonot 12-mujore bien në 3.56%, niveli më i ulët në 10 muaj

Kryesoret

Yield-et e bonove 12-mujore pësuan përsëri rënie në ankandin e kësaj jave.

Sipas Bankës së Shqipërisë, yield-i mesatar i ponderuar i këtyre instrumenteve zbriti në 3.56%, niveli më i ulët në afërsisht 10 muaj.

Yield-i i bonove 12-mujore tashmë ndodhet vetëm 0.56 pikë përqindje mbi nivelin e normës bazë të interesit, nga afërsisht 1.3 pikë përqindje që është mesatarja e marzhit të bonove mbi normën bazë për dekadën e fundit.

Pasi arritën nivelin më të lartë në pothuajse një dekadë në nëntor 2022, yield-et e bonove qysh atëherë kanë nisur një fazë korrektimi në ulje. Rënie të lehtë pësoi edhe yield-i i bonove me maturim 3-mujor, në 3.01%, nga 3.05% që kishte qenë në ankandin e muajit të kaluar.

Rënia e vazhdueshme e yield-eve të viti mund të shpjegohet më së shumti me kërkesën dhe pjesëmarrjen e lartë të investitorëve në ankande.

Nga 9 miliardë lekë që ishte shuma e shpallur për financim nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, në ankandin e kësaj jave u paraqitën kërkesa totale në vlerën e 15 miliardë lekëve.

Nga 28 kërkesa konkurruese u pranuan vetëm katër të tilla, ndërsa në vlerë pjesa e pranuar (pro rata) e kërkesave konkurruese ishte shumë e ulët, 4.63%.

Aktorët e tregut kanë shfaqur kërkesë relativisht të lartë për të investuar në tituj qeveritarë, sidomos në bono thesari. Përballë kësaj kërkese, qeveria e rriti huamarrjen në tremujorin e parë me 12.7 miliardë lekë. Individët financuan pjesën më të madhe të kësaj shtese, rreth 76%,

Bonot 12-mujore janë edhe instrumenti më i përdorur benchmark në tregun e brendshëm financiar, në përcaktimin e normave të interesit të kredive me interes të ndryshueshëm në lekë./Monitor

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit