Zgjedhjet e 14 Majit kishin disa fakte interesante dhe surpriza. E para erdhi nga Tirana me Arlind Qorin dhe e dyta vjen nga Bulqiza.
Partia Komuniste ka mundur të marrë një vend në Këshillin Bashkiak në Bulqizë. Listën në Bulqizë e kryeson PS me 9 mandate e ndjekur nga koalicioni Bashkë Fitojmë me 3 mandate.
Aktualisht vijon numërimi për këshillat bashkiake ë 6 bashki. Në Tiranë janë numëruar 901 kuti nga 941. Partia Socialiste udhëheq garën dhe deri më tani rezulton të ketë fituar 34 mandate. “BF” merr 16 mandate.
Në Kukës kanë mbetur për t’u numëruar 18 kuti. Për momentin udhëheq PS-ja me vota. Në Kurbin janë numëruar 35 kuti nga 74 qendra votimi. Udhëheq Partia Socialiste.
Në Krujë do të numërohen edhe 12 kuti. PS-ja udhëheq bindshëm garën me 12 mandate. Në Kavajë kanë mbetur edhe 3 qendra votimi për t’u numëruar, PS merr 13 mandate.
Në Malësi të Madhe po udhëheq Partia Socialdemokrate, e cila mund të marrë 8 mandate. Ndiqet nga PS që është në kuotën e 7 mandateve. Kanë mbetur pa u numëruar 22 kuti votimi.