Lideri i opozitës turke, Kemal Kilicdaroglu është zotuar të enjten se do t’i kthejë nëpër vendet e tyre miliona emigrantë, në rast se fiton në balotazhin e 28 majit.
Ai është në garë me presidentin aktual, Recep Tayyip Erdogan.
Këto janë deklaratat e para të tij, prej mbajtjes së zgjedhjeve më 14 maj, kur janë mbajtur zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale.
Në rundin e parë, asnjëri kandidat nuk ka arritur të fitojë mbi 50 për qind të votave për pozitën e presidentit.
Megjithatë, performanca e Kilicdaroglut ka qenë më e mira e një kandidati opozitar, përgjatë dy dekadave të fundit.