-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vrasja e adoleshentit në Gramsh, flet babai i autorit të krimit: Jam i tronditur

Kryesoret

Dy ditë më parë Gramshi u trondit nga vrasja e 15-vjeparit Fation Bicit nga E.Karaj për shkak të një konflikti të nisur në rrjetet sociale.

Ngjarja  rende ka tronditur familjet e të dy adoleshenteve. Babai i autorit të krimit në një intervistë për ReportTv është shprehur i tronditur dhe se nuk kishte pasur dijeni për konfliktin.  Gjithashtu Servet Karaj ka shtuar se djali nuk i kishte sjellë kurrë më parë probleme.

Z.Servet Karaj: Djali ka qenë shumë i qetë. Atë ditë nuk ka shkuar në shkollë pasi ka pasur probleme shëndetësore. Nuk e di çfarë të them.

Jam grabitur kur  e kam marrë vesh për ngjarjen. Nuk të linte një përshtypje. Nuk i kam parë që kisha thikë.

Gazetari: A kishin informacion për debatin?

Z.Servet Karaj: Nuk kisha asgjë informacion pasi po ta dija nuk do të kishte arritur kjo gjë deri këtu

Gazetari: Nuk e kishe parë djalin që kishte thikë?

Z.Servet Karaj:Jo jo nuk kisha parë. Ishte fëmije i mbarë, shkonte në shkollë. Të shtuna të diela punonte.

Gazetari: Keni komunikuar me familjarët e viktimës

Z.Servet Karaj: Jo jo nuk mundemi. Ju iku një djalë 15-vjeç.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit