Intervista e parë e Silvio Berlusconit pas daljes nga spitali. Lideri i “Forza Italia” rishikon momentet e shtrimit të tij në spital, i rrethuar nga njerëz të dashur dhe shikon të ardhmen e partisë.
“Perceptova edhe një herë miqësinë dhe dashurinë e sinqertë, herë-herë edhe prekëse, të shumë njerëzve”, tha Berluskoni, duke nënvizuar se ishte i gatshëm të vazhdonte “rinovimin” e lëvizjes së tij.
“Ishte e vështirë, por isha i rrethuar nga profesionalizmi dhe dashuria. Jam më mirë. Ishte e vështirë. Giorgia Meloni dhe Matteo Salvini kanë qenë pranë meje si miq të vërtetë.
Edhe këtë herë kam perceptuar miqësinë dhe dashurinë e sinqertë, ndonjëherë edhe prekëse, të shumë njerëzve, madje të panjohur.
Ne do të vazhdojmë të kryesojmë Qendrën. Për sa i përket të ardhmes, kemi shumë gjëra për të bërë dhe do të vazhdoj t’i bëj si gjithmonë në krye të Forza Italia”, shtoi Berlusconi.