-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Burimi te “5pyetjet”: Berishën mund ta largojë vetëm vota e demokratëve

Kryesoret

Gazetari Genc Burimi, në një lidhje me skype nga Parisi për “5pyetjet” sugjeroi që të rregullohen me urgjencë gabimet që rendit OSBE-ODIHR për mënyrën si zhvillohen zgjedhjet.

Sipas tij, Berisha është lider i opozitës që mund të rrëzohet vetëm nga militantët.

Ke një opozitë që cilëson kryeministrin si monstër, ke OSBE që thotë se përsëriten gabimet si presioni në administratë, presioni në qendra votimi nga persona të paautorizuar dhe shitblerje vote.

I bëj thirrje Berishës që të gjithë denoncimet t’ia çoje drejtësisë dhe të presim se çfarë ka ndodhur apo janë thjesht gjëra imagjinare. Faktori kryesor që të bën të hapësh sytë janë SHBA me vendimet e tyre të pamatur, shpallën ‘non grata’ Berishën pa një dosje që të lejonte drejtësinë të vepronte.

U shpall ‘non grata’ dhe nga ai moment sollën zgjedhjet në Shqipëri. SHBA të pranojnë që në Shqipëri të kenë këtë opozitë copë copë. Duhen parë kur do rregullohen gabimet e qeverisë që thotë OSBE. Sarkozy e hoqën militantët. Nuk shoh mënyrë tjetër për të dalë nga kriza veçse nga referendumi i brenshdëm.

Ky u bë 2 herë, më 14 maj dhe 6 mars. E tregoi se është më mirë se krahu tjetër. Në 14 maj u provua përballja e opozitës me qeverinë dhe referendumi i brendshëm i partinë. Kjo nxori që Rama është i pathyeshëm dhe që numri 1 në opozitë është Berisha”, tha Burimi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit