-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“S’ka shpëtim”! Çfarë po ndodh me shoferët e dështuar?

Kryesoret

Moszbatimi i rregullave të qarkullimit rrugor në Shqipëri ka bërë që dhjetëra drejtues mjetesh të penalizohen me bllokim përfundimtar të lejes së drejtimit pasi më parë i janë hequr të gjitha pikat prej saj në bazë të shkeljeve që kryejnë.

Sipas rregullave të Kodit Rrugor, këta drejtues mjetesh rikthehen në Autoshkollë për ritestim njohurish dhe statistikat për një periudhë 1 vjeçare të publikuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Transportit Rrugor, tregojnë se shqiptarët janë shoferë “të dështuar”.

Nga 429 riregjistrime pas humbjes së të gjithë pikëve të Lejes së Drejtimit, që janë kryer në afatin kohor qershor 2022-maj 2023, rezulton se vetëm 44 prej tyre, ose 10.2% e të testuarve kanë marrë mbrapsht patentën.

Sipas njoftimit të DPSHTRR, në seancën e 20-të të ritestimit që nga zbatimi i dispozitës së re shtrënguese me rikthim në Autoshkollë nga 25 kandidatë që morën pjesë, vetëm 3 prej tyre kanë arritur të rifitojnë lejen e drejtimit.

Në një thirrje përkrah shifrave të publikuara, DPSHTRR kërkon që drejtuesit e mjeteve të respektojnë normat e qarkullimit rrugor, sepse “nëse do t’i humbni të gjitha pikët, do të riktheheni në Autoshkollë dhe më pas nën monitorim të rreptë do të rifitoni patentën vetëm nëse nuk keni mbi 3 gabime në pyetësorin e Normave të Sjelljes me 30 fjali si edhe nëse kaloni në testin e praktikës, të dyja testet nën e-Monitorim”.

“S’KA SHPËTIM përveç RIEDUKIMIT për ata që ne i konsiderojmë kontigjent shkelësish të rëndë të rregullave të qarkullimit, përsëritës në sjellje që rrezikojnë ata vetë dhe të tjerët në rrugë, që me aktet e reja në fuqi për të rifituar të drejtën e patentës duhet të regjistrohen nga e para në Autoshkollë e t’i rinënshtrohen testit teori-praktikë”, theksohet në apelin e institucionit për drejtuesit e mjeteve.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit