Policia shqiptare njoftoi sot se u arrestua në Greqi Laert Haxhiu, i shpallur në kërkim për masakrën e Lushnjës, ngjarje ku u vranë dy vetë e u plagosën dy të tjerë.
Haxhiu po gjykohej në mungesë në Gjykatën e Posaçme. Për të njëjtën ngjarje në një proces të veçuar GJKKO ka dënuar me burgim të përjetshëm Orges Bilbilin dhe Anterio Kaloshin.
Merr fund arratia/ Kush është armiku i Aldo Bares që u arrestua?
Arrestimi i Haxhisë u bë në kuadër të operacionit policor të koduar “Eksponenti”. Haxhiu u kap në Janinë ndërsa shërbimet e policisë greke i gjetën leje qëndrimi greke të falsifikuar, me emrin Mikis Askalidis 32 vjeç, lindur në Gjeorgji.
31-vjeçari është dënuar me 18 vite burg nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lushnjë, në vitin 2017, për veprat penale “Vrasja në rrethana cilësuese”, mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.