Në një deklaratë për mediat sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun në Partinë e Lirisë, Silva Caka, ka denoncuar procesin e numërimit të votova në Kuçovë.
Caka thotë se ambjenti i numërimit në Bashkinë e Kuçovës ishte i ndarë në dy dhoma, ku njëra prej tyre nuk survejohej me kamera, ishte e pandriçuar dhe që përmbante shumë materiale të tjera.
Në të gjendet edhe sot një derë lidhëse e fshehtë me ambientet e shkollës përkarshi, e cila nuk u mbyll gjatë procesit të numërimit.
Në vazhdën e denoncimeve citon se gjatë zgjedhjeve pati kaos dhe tension të qëllimshëm brenda ambjenteve të numërimit dhe konfrontime, të cilat e shkëputën shumë shpesh procesin e numërimit.
Një tjetër fakt, sipas saj është njollosja e qëllimshme me bojë vule e shumë fletëve të votimit për kryetar Bashkie në kutitë e qytetit, për t’i bërë votat të pavlefshme.
Gjithashtu Caka përmend votimin në grup dhe dhunën e ushtruar nga Policia e Shtetit, ndalime të paligjshme të përfaqësuesve dhe mbështetësve të BF, pa asnjë provë vetëm për presion.
Deklarata e plotë: