-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Aleksandër Vuçiç i dorëzon partinë ministrit të Brendshëm

Kryesoret

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç mbrëmë dha dorëheqjen nga udhëheqja e partisë në pushtet, Partisë Përparimtare Serbe (SNS).

Gjatë mbledhjes partiake, të mbajtur në Kragujevc më 27 maj, Vuçiç e propozoi ministrin e Brendshëm të Serbisë, Millosh Vuçeviç në postin e kryetarit të kësaj partie. Vuçeviç është po ashtu zyrtar i lartë i kësaj partie.

Ai pritet që të zgjidhet në krye të SNS-së gjatë të shtunës, teksa mbledhja partiake po vazhdon.

“Milloshi është një zyrtar i përkushtuar ndaj SNS-së dhe ndaj idesë për një Serbi të pavarur dhe prosperuese”, tha Vuçiç gjatë fjalimit.

Vuçiç më herët kishte njoftuar se do të largohej nga drejtimi i partisë. Ai po ashtu njoftoi se duke nisur nga 28 maji do të nisë formimin e një lëvizjeje të re. Por, ai shtoi se do të vazhdojë të qëndrojë në partinë SNS.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit