Sot zhvillohet java e fundit në Bundesligë. Borussia Dortmund është vetëm një fitore larg titullit kampion pas gabimit të Bayern Mynih javën e kaluar. Dortmundi pret në shtëpi Mainzin, Bayern luan jashtë me Këlnin.
Bayerni, që është kampion në fuq synon titullin e 11-të radhazi, por shanset janë shumë të vogla. Dortmundi është dy pikë para, nëse sot barazon dhe Bayerni fiton atëherë janë me pikë të barabarta që do të thotë se titullin e vendos golavarazhi.