-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Kërkohej transplant”, Almeda Abazi shpërthen në lot teksa kujton të atin: Nuk me lejuan mjekët

Kryesoret

Aktorja shqiptare Almeda Abazi ka treguar një hostori të dhimshme familjare. Në një intervistë në S’e luan Topi ajo ka rrëfyer për herë të parë për humbjen e të atit dhe sakrificën që ishte e gatshme të bënte për të.

Abazi tha se babait të saj i nevoitej një transplant që të mund të mbijetonte, por asnjë nga të afërmit e saj nuk u ofrua t’ia dhuronte.

“Kërkohej një transplant. Veshka duhej të ishte ose nga vëllezërit, ose nga motrat ose nga fëmijët. Duhej të përputhej.

Mund të përputhej me vajzat e tij ose me vëllezërit dhe motrat e tij. Unë isha e para që kërkova, i thash mamit që unë dua t’ia dhuroj, por që babi nuk ka pranuar asnjëherë. Ma bëri kështu çështje të përfunduar dmth, “nuk ta fal kurrë nëse bën diçka të tillë”.

Gjithësesi nuk e bëja dot sepse isha 15-vjeç dhe duhej të isha mbi 18-vjeç për të marrë një vendim të tillë. Edhe nëse unë doja ta bëja fshehurazi, dhe madje ua kërkova që të mos i tregonin babit, prapë nuk e bëja dot. Nuk e lejuan mjekët, sepse duhej të isha mbi 18-vjeç

Asnjë i afërm nuk u ofrua për këtë transplant, por i kuptoj. Mundohem t’i kuptoj. Në ato kohë nuk i kuptoja dhe nuk doja t’i kuptoja sepse është vëlla. Por që me kalimin e kohës, kur bëhesh edhe vetë nënë i mendon disa gjëra.

Ndoshta ngaqë kanë pasur fëmijë, nuk është ofruar njeri. Gjithsesi. Nuk mund të them që iu kam mbajtur mëri atyre sepse unë nuk jam njeri që mbaj dot mëri”, tha Abazi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit