-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ku i çove lekët që zhvate? “Mashtruesja” e Tiranës: Bleva një shtëpi druri

Kryesoret

Gjykata e Tiranës ka caktuar dje masën e sigurisë arrest në burg për mashtruesen Milena Deraj 30 vjeçe. Në gjykatë, ajo ka treguar se është kërcënuar nga 4 banda kriminale që nuk ka mbajtur premtimin për të ndikuar në disa çështje gjyqësore për të cilat kishte marrë paratë.

Milena Deraj, 30-vjeçarja që mashtroi familjen Ferracaku në Shkodër për çështjen gjyqësore nxori në skenë gjatë deklarimeve edhe emrin e Tom Doshit, i cili sipas saj e kishte thirrur në zyrë për ta pyetur nëse ia njihte borxhin ndaj familjes që i kishte dhënë paratë.

“Ka shtuar se 3 ditë përpara datës 12.05.2023, e ka marrë në telefon z.Tom Doshi për ta pyetur rreth kësaj historie që kishte ndodhur mes vëllezërve Ferracaku dhe meje. Në moment kam shkuar dhe jam takuar me Tomën tek rruga e Ambasadave në zyrën e tij. Ai e ka pyetur nëse ja njeh borxhin apo jo, ajo është përgiigjur se do ja kthente paratë” thuhet në dosje, sipas Report Tv.

Familja Ferracaku është interesuar dhe ka komunikuar vetë me Tom Doshin, pasi gruaja ka deklaruar se po ndërtonte një pallat me ish-deputetin. “Janë interesuar të njohurit tanë të ndryshëm lidhur me Milenën dhe se cfarë përfaqësonte në publik. Kanë dëgjuar se kjo shtetase ishte duke investuar për të ndërtuar një pallat me Tom Doshin.

Tom Doshi tha se këtë shtetase e njeh si emër, por që kjo e fundit është mashtruese dhe nuk po investojnë së bashku në asnjë pronë, por edhe të mos merren më me te” thuhet në rrëfimin e gruas që ka prezantuar mashtruesen Milena Deraj me familjen Ferracaku. Deraj ka deklaruar se një pjesë të lekëve e ka përdorur për të investuar për një shtëpi druri në Salari në Tepelenës.

I mori shoqes dhe Ferracakut 570 mijë €! “Mashtruesja” nxjerr emrin e Doshit dhe Arjan Ndojit

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit