Zbardhen detaje të reja nga atentati gjatë natës në Kuçovë ku një person mbeti i plagosur me armë zjarri. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:00, të mbrëmjes së djeshme.
30 minuta më pas është paraqitur për ndihmë mjekësore në spital i plagosur me armë zjarri, Donald Grymshi 24 vjeç, banues në Tiranë, i cili po merr ndihmë mjekësore në spital.
Policia thotë se ka bërë identifikimin dhe shpalljen në kërkim të autorëve të dyshuar; Ledio Serdari, Albion Thoma, Vasil Prendi dhe Arben Tabaku, të katërt banues në Kuçovë.
Sipas policisë në bashkëpunim me njëri-tjetrin, pas një konflikti të çastit në lagjen “1 Maj” kanë plagosur me armë zjarri Grymshin. Ende nuk dihet shkaku. Vijon puna për kapjen e 4 shtetasve të shpallur në kërkim dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Sherri dyshohet se ka nisur 3 ditë më parë dhe të rinjtë janë konfliktuar për motive të dobëta. I plagosuri Donald Grymshi është nga fshati Gegë i Kuçovës dhe jeton në kryeqytet. Ai është pronar i një fabrike vaji në fshatin Gegë në Kuçovë.