Kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës, Imer Zeqiri ka njoftuar rreth gjendjes shëndetësore të 5 policëve të plagosur pas tensioneve në veri të vendit.
Sipas Zeqirit gjendja shëndetësore e policëve të lënduar është e mirë dhe pa ndonjë rrezik për jetë.
“Zeqiri gjatë vizitës së tij ka takuar po ashtu edhe drejtorin e Përgjithshëm të Policisë Gazmend Hoxha me stafin e tij menaxhues, Ministrin e MPB-së Xhelal Sveçla me bashkëpunëtorët e tij, Drejtoreshën e DRP-së të Mitrovicës së Jugut Kolonel Afërdita Mikullovci, zëvendës Drejtorin e DRP-së të Mitrovicës së Veriut, nënkolonel Veton Elshani dhe komandatin e NJSO-së, major Amir Gërguri.
Gjatë këtij takimi kryetari i Sindikatës u informua se gjendja shëndetësore e policëve të lënduar, një ditë më parë, është e mirë dhe pa ndonjë rrezik për jetë”, thuhet në njoftim.
Në këtë takim me ministrin Sveçla u diskutua edhe për mosekzekutimin e shtesave për rrezikshmëri dhe kërkesat e tjera nga Sindikata.