Presidenti i Republikës Bajram Begaj ka firmosur ditën e sotme 3 dekretet për rritjen e pagave që miratoi Kuvendi të enjten. Nga miratimi i këtij ligji do të përfitojnë 130 330 punonjës të administratës dhe 250 funksionarë politikë që e kanë pagën të lidhur me presidentin, pra sipas hierarkisë.
Por sa do të përfitojnë punonjësit e administratës, gjyqtarët, deputetët, ministrat, kryetarja e kuvendit, kryeministri dhe Presidenti? Deputetët janë më me fat, pasi përfituan rritjen më të madhe me 98%, ministrat 82%, 72% rritje kryeministri, Presidenti 65% më pas administrata, 10–35 mijë lekë.
U miratua të enjten dhe u dekretua sot, por sipas kryeministrit administrata do ta marrë rritjen duke filluar llogaritjen që në datë 1 Prill. Pra në qershor kur të merrni pagën e majit do të keni edhe rritjen e muajit Prill.
Të vetmit që nuk kanë pësuar rritje janë pensionistët që nuk do të marrin asnjë lek më shumë, por do të duhet të kënaqen me 5 mijë lekshin para zgjedhjeve.
Rritja e pagave
Presidenti- Ishte 257 000 lekë bëhet 425 000 lekë
Kryeministri- Ishte 228 000 lekë bëhet 393.125 lekë
Kryetari i Kuvendit- Ishte 228 000 lekë bëhet 393.125 lekë
Ministri- Ishte 174 760 lekë bëhet 318 750 lekë
Deputeti- Ishte 156 770 lekë bëhet 310 250 lekë
Administrata- Rritja varion 10–35 mijë lekë
Pensionistët- zero lekë