Armaldo Kllogjeri ishte i ftuar në “E Diell Folk” , ku pasi ‘shkundi’ skenën me një kolazh me këngë popullore, iu ktheu përgjigje edhe disa pyetjeve ‘pikante’ të Ervin Kurtit.
Ervin Kurti: Sa lekë merr nëpër dasma dhe si ja bën për bakshishet?
Armaldo Kllogjeri: Ç’është e vërteta nuk tregohet se sa lekë marrim. Marrim! Ajo që marrim, të paktën unë personalisht, nuk dua të dëmtoj as atë që më jep lekët, por gjejmë një kompromis.
Ervin Kurti: Të hedhin bakshish?
Armlado Kllogjeri: Në qoftë se mi hedhin mua, padyshim i marr unë. Nëse ia hedhin dhëndrit, i merr dhëndri.









