Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja njoftoi sot se drafti për Kodin e ri Penal po shkon drejt fundit, ndërsa njoftoi se do të nisë puna edhe për Kodin e ri Civil.
Sipas tij, ndryshimet janë të domosdoshme, referuar ndërhyrjeve të shumta që janë bërë në dekadën e fundit.
“Duhet të kemi një kod të ri civil. Edhe kodi i ri penal. Duhet ta dini që grupi i ngritur për hartimin e kodit të ri penal, ka një produkt. Ka përfunduar hartimi i pjesës së përgjithshme.
Deri nga fundi i korrikut, do të përfundojë edhe pjesën e posaçme dhe ne do të kemi një draft të kodit penal që do të marrë të gjithë kohën e duhur dhe fazat e konsultimit publik.
Është një reformë politiko-juridike. Kodi i vjetër është i 1995, kemi ndërhyrë 38 herë” tha ai.