Një 17-vjeçar është mbytur pasditen e sotme te “Ura e Zogut” në Mat. Adoleshenti nga Fushë Miloti, ka qenë duke zënë peshk në brigjet e lumit.
Në vendngjarje aktualisht janë shërbimet policore. Nevojitet ndihma e palombarëve për nxjerrjen e trupit të viktimës.