Nuk ka liri nga gjykata. Axel Hoxha, që vrau me thikë 20-vjeçarin Stiven Toshkezi dhe shoku i tij, Ensi Maze, do vijojnë të qëndrojnë në burg pa afat.
Gjykata e Apelit ka miratuar shkallën e parë duke lënë në burg dy të rinjtë për vrasjen e disa javëve më parë.
Prokuroria e akuzon Hoxhën për vrasje me dashje dhe mbajtje pa leje të armëve të ftohta. Ndërsa mikun e tij për vrasje të kryer ne bashkëpunim.
Hoxhaj ishte personi u konfliktua me Toshkezin duke e goditur me thikë dhe si pasojë e plagëve të marra i shkaktoi edhe vdekjen.
Ensi Maze ka bllokuar derën e makinës ku ndodhej viktima me shokun e tij, që ky i fundit mos ndërhynte për të mos i ardhur në ndihmë atij. Konflikti mes të rinjve nisi për ngacmimin e një vajze.
Kjo e fundit ka treguar përballë hetuesve se ishte në një lidhje me 20-vjeçarin por është ngacmuar nga shoku i dy adoleshentëve, Arbër Murataj, djali i Admir Muratajt që u vra në 2019 në Rinas.