Kanabisi po lulëzon në Shqipëri. Këtë e thonë statistikat e policisë. Nuk ka ditë që të mos ketë njoftime për goditjen e kultivimit nga jugu në veri të Shqipërisë.
Paraditja e sotme na riktheu disa vite më parë referuar njoftimeve për goditjen në disa zona. Brenda një orë policia e shtetit ka publikuar katër njoftimi për goditjen e kultivimit të rasteve në Velipojë, Mat, Kurbin, Lezhë dhe në Krujë.
Në Velipojë u asgjësuan 270 bimë kanabis. Në Mat 164 bimë, që u gjetën të kultivuara në një zonë të pyllëzuar në fshatin Selicë.
Në Lezhë u gjetën të kultivuara në parcela në tokë pyjore në fshatin Kaluer dhe fshatin Gërnac, Kurbin, në total 600 bimë.
Në Krujë në fshatrat Brret dhe Picrrage u zbuluan 16 ambiente të hapura ku kultivoheshin bimë narkotike.
Nga këto ambiente, u gjetën dhe u asgjësuan 494 fidanë dhe bimë narkotike cannabis sativa. Shumica e kultivuesve janë në kërkim, si gjithmonë.