Ditën e djeshme u raportua se 30 persona nga fshati Gjoricë në Bulqizë u paraqitën me shenja helmimi.
Pasi kanë marrë mjekimin personat janë larguar nga spitali ku ka nisur hetimi për shkaqet që solli për helmimin e 30 personave.
Dyshimet janë se helmimi ka ardhur nga uji i pijshëm. Ndërkohë sot mësohet se janë marrë masa për ndërprerjen e furnizimit me ujë deri në daljen e përgjigjes së analizave laboratorike.
Ndërkohë sot janë paraqitur në institucionet shëndetësore për shkak të problemeve me shëndetin edhe 8 persona.
Dyshohet se dhjetëra qytetar kanë kërkuar ndihmë mjekësore për shkak të problemeve që kanë shfaqur si me të vjella dhe dhimbje barku.
Dyshohet se kjo ka ardhur nga konsumimi i ujit të pijshëm në ujësjellësin e kësaj zone i ndërtuar vetëm pak muaj më parë.
Banorët thonë se prej të paktën 48 orësh po shkojnë të kërkojnë ndihmë në qendrën Shëndetësore Gjoricë, atë Shupenzë dhe në spitalin e Bulqizës.
Sipas tyre, pas këtyre problemeve institucionet ju kanë kërkuar që të mos konsumojnë ujë nga rrjeti i ujësjellësit, ndaj janë detyruar që ta blejnë.
Ndërkohë, personeli shëndetësor i Qendrës së Gjoricës është rikthyer në punë këtë të diel edhe pse është ditë pushimi. Shkak për këtë mësohet se është fluksi i banorëve që kërkojnë të marrin trajtim, kryesisht me serum.
Ndërkohë, pasditen e së shtunës, policia e Bulqizës ka nisur hetimet për rastin, ndërsa Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor po bën analizat e thelluara të ujit të pijshëm.