-sidi education-spot_img
1.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Qumështi i importit rritet me 28% për 4-mujorin, zëvendëson prodhimin vendas pasi është më i lirë

Kryesoret

Në tregun vendas është zgjeruar pesha e qumështit të importuar, duke kompensuar tkurrjen e prodhimit vendas.

Për periudhën janar-prill 2023, sipas të dhënave të Doganave, sasia e qumështit të importuar u rrit 28% krahasuar me të njëjtën periudhë të 2022. Në vlerë importet e 4-mujorit u shtuan 39%.

Disa kompani vendase për këtë vit, referuar çmimeve fundore të shitjes në supermarkete kanë ulur çmimet e qumështit të paketuar të lopës deri 30 deri 36% për muajin maj krahasuar me muajin prill.

Sakaq sipas të dhënave nga fabrikat përpunuese, qumështi i lopës nga fermeri shqiptar vijon të shitet njëlloj 65 deri 75 lekë pa TVSH ose 80 deri 90 lekë me TVSH.

Operatorët pohojnë se rënie prodhimi nuk ka, sepse çmimi është shumë i favorshëm në këto momente për blegtorët.

Por sasia e prodhuar ende nuk plotëson kërkesën që ka sektori i përpunimit. Por në këtë periudhë lënda e parë që importohet sipas tyre nuk i kalon 3-5%.

SHKRIMI I PLOTË I MONITOR

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit