Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi ditën e sotme është takuar me kreun e FRONTEX, Hans Leijtens.
Cuçi dhe Leijtens nënshkruan Memorandumin e Mirëkuptimit ndërmjet Agjencisë Evropiane të Kufirit dhe Rojës Bregdetare dhe Ministrisë së Brendshme mbi Mekanizmat e Ankesave për veprimet e kryera nga anëtarët e ekipeve të këtij misioni në vendin tonë.
Postimi i Çuçit:
Menaxhimi i kufirit dhe respektimi i të drejtave të njeriut nuk përjashtojnë njëra-tjetrën. Ne jemi maksimalisht të vendosur të garantojmë respektimin e plotë të të drejtave të njeriut. FRONTEX është një histori suksesi në vendin tonë.
Shqipëria si vend tranzit luan një rol të rëndësishëm për t’i prerë rrugën flukseve emigratore nga Afrika dhe Lindja e Mesme dhe kontribuon aktivisht në sigurinë e vetë kufijve të BE.