Ditën e sotme është mbajtur seanca e radhës për ekstradimin e 3 britanikëve Thomas Mithan, Steven Hunt, Harriet Bridgeman dhe shqiptarit me nënshtetësi britanike Edmond Haxhia të cilët akuzohen për vrasjen e Ardian Nikulaj në 19 prill 2023.
Gjykatësi Daniel Sternberg tha në këtë seancë se shqyrtimi kërkesës së Shqipërisë do të zgjasë për pesë ditë dhe do të zhvillohet në nëntor.
Ndërkohë avokati i Thomas Mithan deklaroi se, do të bëjë një aplikim për liri me kusht gjatë një seancë pasditen e kësaj të enjteje. Ndërsa avokati i Edmod Haxhisë porositësit të dyshuar të vrasjes nuk aplikoi për liri me kusht.