Katër persona janë shpallur në kërkim dhe një i pestë është arrestuar për tentativë vrasje të ndodhur në Peshkopi. Sipas policisë, Ardit Aldedja 33 vjeç tentoi të vriste me armë Sandokan Elezin (Aliaj) 20 vjeç.
Ngjarja ndodhi pas një konflikti për motive. Të dy ishin konfliktuar dhe pas sherrit, Aldedja tentoi ta vriste me pistoletë.
Pas ngjarjes, 33-vjeçari u arratis dhe është shpallur në kërkim. Ai u ndihmua edhe nga 4 persona të tjerë; K. A. 28 vjeç, I. B. 23 vjeç, Xh. K. 20 vjeç dhe A.M. 30 vjeç. Ky i fundit u arrestua, ndërsa 3 të parët janë në kërkim.
Të gjithë akuzohen për moskallëzim krimi dhe përkrahje e autorit të krimit. Ndërkohë, policia vijon kontrollin e zonës për të arrestuar Ardit Aldedjan dhe 3 personat e tjerë që e ndihmuan.