-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Yuri Kim takon shefen e SHISH-it: Ke mbështetjen e SHBA-së

Kryesoret

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, e cila është në fund të mandatit ishte sot në zyrat e SHISH-it për të takuar dhe uruar drejtuesen e re, Vlora Hyseni, që u emërua pak muaj më parë. Në thelb të bisedës ka qenë siguria dhe forcimi i partneritetit me SHBA-në.

“Yuri Kim ka vizituar sot Vlora Hysenin, Drejtoreshën e Shërbimit Informativ Shtetëror, për ta uruar për emërimin e ri dhe për t’i uruar suksese në këtë rol të rëndësishëm.

Të dy ranë dakord për rëndësinë e bashkëpunimit të fortë SHBA-Shqipëri në sigurinë kombëtare dhe inteligjencën.

Ambasadorja Kim shprehu gjithashtu mbështetjen për përpjekjet e reja për të siguruar që Shqipëria të jetë në gjendje të përballojë me efektivitet sfidat” shkruan ambasada e SHBA-së.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit