Drejtori i përgjithshëm i policisë së shtetit, Muhamet Rrumbullaku ka mbledhur në një takim urgjent drejtuesit në qarqe dhe shefat e komisariateve për shkak të lulëzimit të kanabisit.
Rrumbullaku u ka kërkuar shpjegime për fenomenin dhe faktin që nuk është goditur që në nisje, teksa tashmë është përhapur nëpër pyje dhe ambiente të mbyllura.
Çdo ditë vetëm nga njoftimet që publikon vetë policia numri i serave me kanabis është rritur ndjeshëm.
Qarqet e Shkodrës, Lezhës, por edhe malësia e Krujës janë më problematiket.