-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Incidenti me ashensorin në Krujë, arrestohet drejtuesi teknik i firmës së ndërtimit

Kryesoret

Në lidhje me ashensor që u shkëput gjatë ditës së djeshme në Krujë, duke lënë të plagosur 2 persona policia ka arrestua  48-vjeçarin M.B  drejtues teknik i një firme ndërtimi.

Njoftimi i policisë: 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë arrestuan shtetasin M. B., 48 vjeç, banues në Tale, Lezhë, drejtues teknik i një firme ndërtimi. Ditën e djeshme, në lagjen “Zim Zenel”, Krujë, në një pallat që ndërtohet nga një firmë me drejtues teknik shtetasin M. B., gjatë procesit të punës për montimin e ashensorit, është shkëputur platforma e ashensorit dhe si pasojë janë dëmtuar shtetasit A. B., 52 vjeç dhe shtetasi turk Z. S., 50 vjeç.
Dy të dëmtuarit ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit