-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shteti i merr apartamentin 120 mijë Euro Julit të Pashakos

Kryesoret

Policia e Fierit njofton se ka konfiskuar një apartament me vlerë 120 000 euro, në pronësi të 43-vjeçari Julian Sulo, i njohur si “Juli i Pashakos” i dënuar më parë për veprimtari kriminale në fushat e narkotikëve dhe krimeve kundër personit.

“Nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, u bë ekzekutimi i vendimit të Gjykatës së Apelit Vlorë, për konfiskimin e një apartamenti me vlerë 120 000 euro, në pronësi të Julian Sulos 43 vjeç, banues në Lushnjë.

Konfiskimi i apartamentit u bë në vijim të veprimeve të thelluara hetimore dhe procedurale të kryera në kuadër të një procedimi pasuror të iniciuar ndaj 43-vjeçarit.

Apartamenti i konfiskuar dyshohet se është përfituar nga veprimtari kriminale në fushat e narkotikëve dhe krimeve kundër personit, për të cilat Julian Sulo ka qenë i dënuar”.

Vijojnë hetimet intensive për evidentimin e pasurive të tjera në pronësi të këtij shtetasi dhe të shtetasve të tjerë të lidhur me të.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit