Edhe pse jemi në mesin e qershorit moti në Shqipëri vijon të jetë me teka. Mbrëmjen e djeshme verilindja e vendit ka hasur probleme të shumta.
Në fshatarat Zëmblak dhe Shamoll përrenjtë kanë dalë nga shtrati dhe kanë bërë përmbytjen e rrugëve të këtyre zonave. Uji ka vërshuar në rrugë, banesa por edhe në varrezat e fshatrave Zëmblak dhe Shamoll.
Situata është kritike në fshatrat e bashkisë Maliq pasi uji ka vërshuar gjithandej. Kjo e premte i ka gjetur banorët duke pastruar rrugët, por edhe baltën që ka depërtuar në oborret e shtëpive.