Përdoruesit e Instagram, Facebook dhe WhatsApp po raportojnë të gjithë probleme duke përdorur aplikacionet.
Raportet erdhën rreth orës 21:00, pasi përdoruesit nuk po logoheshin dot te faqet e mediave sociale.
Megjithatë, ndërprerja më vonë u bë globale.
Përdoruesit e Instagramit thonë se kishin vështirësi për të dërguar mesazhe, ndërsa ata në WhatsApp u ankuan se nuk mund të ngarkonin fotot.
Përdoruesit e Facebook thanë se faqja e internetit po shfaqte vetëm logot dhe nuk po ngarkohej plotësisht.
Ende nuk dihet se çfarë ka ndodhur, ndërkohë që deri më tani Meta nuk ka dhënë asnjë informacion.