Papa Françesku doli nga spitali ku iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale. Mediat italiane raportojnë se stafi i spitalit u mblodh në hyrjen e godinës për ta përshëndetur 86-vjeçarin.
Papa Françesku qëndroi në spitalin e Romës pas një operacioni abdominal të mërkurën e shkuar. Tashmë do të dërgohet në Vatikan.
Të enjten, drejtori i zyrës së shtypit të Vatikanit, Matteo Bruni bëri të ditur se, sipas mjekëve, Ati i Shenjtë po rikuperohej me ritme të mira.