-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tregtia me pakicë rritet me 4.7% në tremujorin e parë

Kryesoret

Tregtia me pakicë ka shënuar tendencë rritëse në tre muajt e parë të vitit, e ndikuar nga shitjet e karburanteve dhe ushqimeve.

INSTAT raportoi se Indeksi i volumit të shitjeve në tregtinë me pakicë, i llogaritur mbi Indeksin e shitjeve në vlerë ti deflatuar, arriti 113,9 në tremujorin e parë 2023.

Ky indeks shënoi një rritje prej 4,7%, krahasuar me tremujorin e parë 2022. Të përshtatura sezonalisht shitjet në volum janë rritur 0,9%, krahasuar me tremujorin paraardhës. Në ndryshimin vjetor prej +4,7%, në tremujorin e parë 2023 ndaj tremujorit të parë 2022, në tregtinë me pakicë, grupet kanë kontribuar si më poshtë:

Grupi “Tregti me pakicë e hidrokarbureve në njësi tregtare të specializuara” ka kontribuar me +1,9 pikë përqindje. “Artikuj jo-ushqimore në njësi tregtare të specializuara dhe jo të specializuara” me +1,5 pikë përqindje dhe grupi “Ushqime, pije e duhan në njësi tregtare jo të specializuara dhe të specializuara” me +1,3 pikë përqindje.

Të dhënat e tjera të INSTAT treguan se ndonëse shitjet e karburanteve dhanë ndikimin kryesor në gjallërimin e tregtisë me pakicë, importet e karburanteve për tremujorin e parë ishin 128 mijë ton, me një rritje prej vetëm 0.9% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Ndërsa sipas të dhënave të tregtisë me pakicë të INSTAT, në grupin “Tregti hidrokarbure në njësi tregtare të specializuara“, volumi i shitjeve është rritur me 5,0%, krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2022.

Edhe gjatë vitit të kaluar, kur të dhënat e doganave treguan për një rënie të importeve të karburanteve në sasi, INSTAT raportoi për rritje të konsumit në volum të karburanteve./MONITOR

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit