Duket se Taulant Xhaka mund të rikthehet te kombëtarja sipas raportimeve nga media zviceriane 4-4-2.ch.
Sipas informacioneve të 4-4-2.ch, brenda FSHF-së është rritur interesi që Xhaka të jetë pjesë e ekipit të trajnerit Silvinjo me qëllim drejt Kampionatit Evropian.
Xhaka është prioritet kryesor i FSHF-së dhe është pikërisht presidenti Armand Duka që ka marrë përsipër punën për ta rikthyer Taulantin me fanellën kuqezi.
32-vjeçari ka zhvilluar 30 ndeshje me Shqipërinë ku ka shënuar një gol.