Arkeologët kanë gjetur një shpatë tetëkëndëshe që daton më shumë se 3000 vjet më parë në një vend varrimi në shtetin e Bavarisë, në Gjermaninë jugore.
Sipas një deklarate të Zyrës Shtetërore të Bavarisë për Ruajtjen e Monumenteve, shpata është ruajtur aq mirë sa që ende shkëlqen.
Ajo u zbulua javën e kaluar në një vend në Donau-Ries dhe studiuesit besojnë se u la në varr si një dhuratë varrimi.
Shpata mendohet se daton në fund të shekullit të 14 para erës sonë, epoka e mesme e bronzit. Sipas deklaratës, një shpatë si kjo, me një dorezë tetëkëndëshe të bërë tërësisht prej bronzi, është një gjetje e rrallë.