Matura Shtetërore 2023 zhvillon sot provimin e fundit, atë të lëndëve me Zgjedhje!
Mbi 30 mijë maturantë do t’i nënshtrohen këtij testi, i cili do të nisë në orën 10:00 dhe do të zgjasë 2 orë e 30 minuta.
Kujtojmë se, ditën e djeshme Ministria e Arsimit ka publikuar notat për provimin e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë për Maturën 2023.
Këtë vit, 440 nxënës kanë rezultuar mbetës ndërsa vetëm 15 kanë mundur të marrin notën 10.
30 mijë maturantë iu nënshtruan provimit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë më 7 qershor.
Nota mesatare e provimit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë është 7.34.
Në fakt, ky bilanc rezulton në rritje krahasuar me vitin e mëparshme. Vitin e kaluar, vetëm 2 maturantë mundën të merrnin notën 10 ndërsa ishin 1911 mbetës.
Këtë vit janë testuar në të gjithë Shqipërinë 30 mijë maturantë ndërsa vitin e kaluar 33 mijë nxënës.